4
Me këtë rast, ministri Mehaj e njoftoi delegacionin nga Norvegjia me të arriturat e deritashme, zhvillimet aktuale dhe objektivat e tij për të ardhmen.Gjithashtu, ministri Mehaj theksoi angazhimin e tij në forcimin e bashkëpunimit regjional në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë, përmes konceptit të “Smart defense”, si koncept shumë funksional i krijimit të mirëbesimit në mes dy vendeve dhe në shërbim efektiv për sigurinë dhe stabilitetin regjional.Ndër të tjera, delegacioni norvegjez vlerësoi lart të arriturat e deritashme dhe objektivat në proces të përmirësimit të qeverisjes së mirë, si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, duke potencuar angazhimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK në operacionin humanitar të NATO-s për pritjen, kujdesin, akomodimin dhe përcjelljen e refugjatëve afganë.