4
Homazhe do të mbahen edhe në Shtëpinë e Kulturës në Mitrovicë nga ora 15:00-16:00, ndërsa varrimi do të bëhet në ora 18:00 në varrezat në Shipol të Mitrovicës sipas rekomandimeve të IKSHPK-së.Skender Hajdari ka lindur më fshatin Zjaqë, Komuna e Mitrovicës. Ka qenë pjesëtar i UÇK-së në Brigadën 141 ,,Mehë Uka“ të Zonës Operative të Shalës. Pas transformimit ka shërbyer në Trupat e Mbrojtëse të Kosovës në Zonën e Katërt të Mbrojtjes. Që nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka kryer detyra në pozita të larta në Shtabin e Përgjithshëm dhe së fundmi ishte me shërbim në Ministrinë e Mbrojtjes. I ndjeri la pas vetes bashkëshorten dhe tre fëmijë.