Nënshkruhet Plani Vjetor i Bashkëpunimit Bilateral ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Austrisë

4

Drejtori i Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, kolonel Ahmet Ajeti, së bashku me zyrtarë të këtij Departamenti priti delegacionin austriak të kryesuar nga gjeneral brigade Nikoluas Rottenberger, udhëheqës i Divizionit të Diplomacisë Ushtarake.

Gjatë qëndrimit në Ministrinë e Mbrojtjes, delegacioni austriak u takua gjithashtu me drejtorin e Politikave të Mbrojtjes, Faruk Gecin, ku u diskutua progresi i bashkëpunimit ekzistues, si dhe objektivat dhe prioritetet e përbashkëta për të ardhmen.

Republika Federale e Austrisë mbetet një partnere dhe kontribuuese e rëndësishme në zhvillimin dhe stabilitetin e Republikës së Kosovës dhe të rajonit, ndërsa bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve po shënon zhvillim të vazhdueshëm.

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors