4
Me këtë rast, Ministri Mehaj dhe Drejtori i OEK-ut, ishin të qëndrimit se të qenit institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend është përgjegjësi e madhe, që kërkon sakrificë e përkushtim, vlera këto që personifikojnë çdo ushtar të Republikës, puna e të cilëve nuk kufizohet në korniza, por reflekton për gatishmërinë me të cilën secili prej tyre i përgjigjet detyrës.
Nga ana e tii, Ministri Mehaj theksoi gjithashtu se u jemi mirënjohës të gjitha shoqatave dhe bizneseve që pa asnjë hezitim u bënë palë në përpjekjet tona që ushtarakët të trajtohen me respekt dhe dinjitet, ashtu siç edhe e meritojnë.

