4
Në aktin e nënshkrimit ishte i pranishëm edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.Marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës, ka për qëllim zhvillimin e dy institucioneve përkatëse në fushën e hartografisë dhe gjeoinformimit.
Bashkëpunimi ndërmjet dy palëve do të realizohet në mënyrë reciproke përmes trajnimeve profesionale dhe vizitave studentore, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve menaxhuese të MM-së dhe AKK-së. Sipas kësaj marrëveshjeje, obligimet e përbashkëta të dy institucioneve do të jenë: angazhimi për krijimin e projekteve afatshkurta dhe afatmesme në aspektin e hartografisë dhe gjeoinformacionit, si dhe ofrimi i hapësirave për krijimin e kushteve optimale për realizimin e aktiviteteve të bashkëpunimit.