Nënshkruhet Marrëveshja e Participimit për angazhimin e FSK-së në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza

Në praninë e ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe përfaqësuesit të Bordit të Paqes, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Komandanti i Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, gjeneralmajor Jasper Jeffers, nënshkruan Marrëveshjen e Participimit në Mision, marrëveshje kjo që rregullon aspektin teknik të angazhimit të kontingjentit të FSK-së në Gaza.

Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes zhvilloi takim me komandantin e FNS në Gaza, gjeneralmajor Jasper Jeffers, dhe delegacionin e tij. Gjatë takimit u diskutua për angazhimin e Republikës së Kosovës në këtë mision, si dhe për gatishmërinë e FSK-së për të kontribuuar, së bashku me partnerët në përpjekjet për paqe, siguri dhe stabilitet.

Në kuadër të takimeve, ministri Maqedonci u takua edhe me zyrtarin ndërlidhës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bordin e Paqes,  James Bjorkman, me të cilën u diskutua për angazhimin e Republikës së Kosovës dhe të FSK-së në kuadër të FNS-s në Gaza, si dhe për koordinimin dhe bashkëpunimin në funksion të realizimit të këtij misioni.

Gjatë takimit u vlerësua lart profesionalizmi i pjesëtarëve të FSK-së në këtë mision.

Kosova po e ndërton me vendosmëri rolin e saj nga një vend që ka përfituar nga mbështetja ndërkombëtare e sigurisë, në një vend që kontribuon për paqen dhe sigurinë përkrah aleatëve dhe partnerëve tanë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors