Nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj ka pranuar zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës për në Republikën e Shqipërisë, me selinë Tiranë.
Ky emërim shënon një hap të rëndësishëm institucional, pasi nënkolonele Fatbardha Osaj është gruaja e parë që emërohet në detyrën atashe e Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë, duke dëshmuar përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës për promovimin e profesionalizmit, meritokracisë dhe barazisë në përfaqësimin ndërkombëtar.
Në kuadër të mandatit të saj, atasheja e Mbrojtjes do të kontribuojë për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe për avancimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy shteteve.