Nënkolonel Ilir Beqiri fillon detyrën në Ambasadën e Kosovës në Londër

Nënkoloneli i FSK-së, Ilir Beqiri, ka filluar detyrën e tij në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, ku do të kontribuojë për të avancuar më tej bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Angazhimi i tij në këtë detyrë dëshmon përkushtimin institucional për të forcuar partneritetin strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, një ndër partnerët kryesorë të Republikës së Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Ministria e Mbrojtjes i uron nënkolonel Ilir Beqirit suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij dhe një mandat të suksesshëm në shërbim të thellimit të bashkëpunimit dypalësh, shkëmbimit të përvojave profesionale dhe avancimit të interesave të përbashkëta në fushën e mbrojtjes.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors