Nën udhëheqjen e Zëvendësministrit Kervan, Ministria e Mbrojtjes organizoi në Gjilan takim informues në kuadër të fushatës për rekrutimin e ushtarëve në FSK

4

Në kuadër të fushatës për rekrutimin e ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës, zëvendësministri Enis Kervan, në bashkëpunim me komunën e Gjilanit organizoi një takim informues, në të cilin morën pjesë të rinjtë e komuniteteve.

Delegacioni u prit nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, i cili e vlerësoi këtë nismë dhe shprehu gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit duke i inkurajuar të rinjtë e Gjilanit që të bëhen pjesë e FSK-së.

  Gjatë takimit, zëvendësministri Kervan tha se është kënaqësi që ndodhej në Gjilan, duke theksuar se qëllimi i kësaj vizite nuk është vetëm takimi me të rinjtë, por edhe forcimi i bashkëpunimit institucional ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe institucioneve lokale, veçanërisht komunave. Ai theksoi edhe rëndësinë e rekrutimit në FSK, zhvillimet dhe investimet e fundit në ushtri dhe ftoi të rinjtë e Gjilanit që t’i bashkohen FSK-së, Pasi që është një institucion profesional, ai ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin individual dhe si rrjedhojë kontribuon në forcimin e institucioneve, sigurinë dhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit.

Në takim mori pjesë edhe zëvendësdrejtoresha e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), Hannah Grout, e cila e çmoi lartë punën e FSK-së në inkurajimin e gjithëpërfshirjes, duke vënë në dukje se një gjithëpërfshirje më e gjerë do të ishte në dobi të FSK-së.

Takimi u përmbyll nga nënkolonel Enver Vrellaku, i cili informoi të rinjtë për procedurat e aplikimit dhe mundësitë për t’u bërë pjesë e FSK-së.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors