Në zyrën e ministrit të mbrojtjes nuk ka pasur zhvendosje të fotografisë së presidentit

4

Po ashtu edhe teksti në brendësi është i shkruar me hamendësime, se kinse në zyrën e ministrit të mbrojtës është hequr, zhvendosur fotografia e presidentit aktual Hashim Thaçi. “Në zyrën ku u bë pranim-dorëzimi i detyrës u pa vetëm fotografia e Rugovës. Nuk dihet nëse brenda këtyre katër mureve është e varur edhe fotografia e Presidentit Hashim Thaçi”.

Ky lajm është krejtësisht i pavërtetë, i njëanshëm dhe tendencioz, sepse qëllimisht është prerë fotografia e presidentit Thaçi dhe si e tillë paraqet vetëm një këndë të zyrës. Ky është shkrim jo profesional sepse është i pa verifikuar nga artikullshkruesi, sepse nuk ka kërkuar verifikimin e së vërtetës. Për më tepër fotoja është e shkrepur kurë ende ministri i ri Anton Quni nuk e kishte pranuar detyrën.

Për hirë të informimit të drejtë dhe objektiv të qytetarëve, ju njoftojmë se në realitet, nuk ka pasur as vendosje e as zhvendosje të fotografive në zyrë, këtë e dëshmon më së miri edhe fotografia që shoqëron komunikatën e djeshme për media, për ceremoninë e pranim dorëzimit të detyrës të ministrave të mbrojtjes.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors