Në Ministrinë e Mbrojtjes u zhvillua sot ceremonia e ndërrimit të drejtorit të NALT- it

4

Në ceremoni morën pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zëvendësministri Shemsi Syla, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, si dhe oficerë të lartë dhe zyrtarë nga Ministria e Mbrojtjes, FSK dhe NALT. Po ashtu, në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe të ftuar të tjerë vendorë e ndërkombëtarë.

Ceremonia u nderua me pjesëmarrjen e veçantë të Shefes së Operacioneve Aktuale në Divizionin për Operacione të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe, dhe komandantit të KFOR-it, gjeneral major Enrico Barduani.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, kryeministri Kurti theksoi se NATO-ja nuk është vetëm një aleancë ushtarake, por është sinonim i sigurisë, lirisë dhe paqes së ndërtuar mbi bazën e partneritetit të fuqishëm të vendeve anëtare, prandaj, ai u shpreh se integrimi i plotë i Republikës së Kosovës mbetet synim i palëkundur.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës u formuan, u ndërtuan dhe tani po zhvillohen me mbështetjen e palëkundur të aleatëve tanë, anëtarëve të NATO-s dhe partnerëve tanë.

“Një nga synimet tona strategjike është anëtarësimi i Republikës së Kosovës në NATO. Prandaj, prioriteti ynë kryesor është ndërtimi i kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së në përputhje me standardet e NATO-s, gjë të cilën sigurisht se do ta arrijmë me mbështetjen e shteteve mike”, tha mes tjerash ai.

Ministri përmbylli fjalën e tij duke shprehur mirënjohjen dhe urimet për Gjeneral Nawrat, duke theksuar se ai do të mbetet gjithmonë një mik i Kosovës dhe i popullit të saj, ndërsa shprehu besimin se Gjeneral dr. Lange do të vazhdojë me të njëjtin dedikim dhe shembull në udhëheqjen e NALT-it.

Që nga gushti i vitit 2016, misioni i NALT është të ofrojë mbështetje për ndërtimin e kapaciteteve dhe zhvillimin e mëtejshëm të organizatave të sigurisë në Kosovë.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors