Në Ministrinë e Mbrojtjes u zhvillua ceremonia e pranim-dorëzimit të udhëheqësve të NALT-it

4

Në ceremoni morën pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zëvendësministrat Gegë Lleshi dhe Enis Kervan, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, Drejtoresha e Operacioneve në selinë e NATO-s, Charlotte Hallengren si dhe ushtarakë dhe përfaqësues institucionalë nga Ministria e Mbrojtjes, FSK-ja dhe NALT-i. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe përfaqësues dhe të ftuar të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Me këtë rast, gjeneral brigade Sven Lange theksoi: “Këshillëdhënia kërkon dije dhe përvojë. Gurthemeli i saj është besimi i ndërsjellë. Dhe këshillëdhënia mund të jetë e suksesshme vetëm nëse ka vullnet të mirë për ta pranuar atë. Prandaj jam posaçërisht i lumtur me praninë e kaq shumë përfaqësuesve të organizatave të sigurisë në Kosovë, të cilët kanë ardhur këtu sot.”

Drejtori i ri i Ekipit Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Thomas Schulte-Borghoff i lavdëroi të arriturat e paraardhësit të tij dhe theksoi që shpreson të vazhdojë të njëjtën rrugë: “Unë mezi pres të vazhdoj rrugën të cilin ju e keni ndjekur. Ju keni vënë një gurthemel të fortë, dhe për mua është privilegj të punoj me një ekip kaq të mrekullueshëm”, theksoi ai. 

Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se kontributi i gjeneralit Dr. Lange ka qenë në frymë bashkëpunimi, duke qenë një partner i rëndësishëm në forcimin institucional dhe në avancimin e transformimit të sektorit të mbrojtjes në Kosovë. Ministri e përmbylli fjalën e tij duke theksuar se mandati i tij në Kosovë lë pas një trashëgimi besimi, profesionalizmi dhe partneriteti strategjik. Ai shprehu mirënjohje dhe vlerësim të lartë për kontributin e gjeneral dr. Lange, të cilin e dekoroi me Medaljen për Shërbim të Shquar.

Gjatë ceremonisë, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, e nderoi gjeneralin dr. Sven Lange me Medaljen për Shërbim Vetëmohues, ndërsa drejtoresha për Operacione në selinë e NATO-s, Charlotte Hallengren e nderoi gjeneral dr. Sven Lange me Medaljen e NATO-s për operacione jashtë, nenit 5.

Që nga gushti i vitit 2016, NALT-i, sipas misionit të tij, ofron vazhdimisht mbështetje për të ndërtuar kapacitete mbrojtëse dhe për të zhvilluar profesionalisht organizatat e sigurisë në Kosovë, përfshirë këtu edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës – brenda mandatit fillestar për mbrojtje civile.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors