Në Ministrinë e Mbrojtjes u mbajt seminari “Zhvillimi i lidershipit dhe edukimi qytetar”

4

Me këtë rast, u.d. i drejtorit të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore i MM-së, Ismet Mecinaj, në fjalën përshëndetëse për të pranishmit, falënderoi palën gjermane për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.

Gjatë seminarit janë trajtuar tema si: udhëheqja e brendshme, zhvillimi i personalitetit, ligjet dhe urdhri ushtarak, masat edukuese, të cilat u ligjëruan nga ushtarakët gjermanë, nënkolonel Friedrich von Bismarck si dhe nënkolonel Wolf Günther Halama.

Pjesëmarrës në këtë seminar ishin pjesëtarë të niveleve të ndryshme udhëheqëse, duke filluar nga zyrtarë dhe ushtarakë të Ministrisë, ushtarakë nga Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së dhe ushtarakë nga komandat vartëse të Shtabit.

Seminari  kishte për qëllim të tregojë që zhvillimi i lidershipit dhe edukimi qytetar në ushtri janë komponentë integralë, të dizajnuar për të krijuar personel efektiv në lidership, të bazuar në etikë dhe me përgjegjësi shoqërore.

Njëkohësisht, edukimi qytetar siguron që ushtarët të kuptojnë parimet demokratike, të drejtat e njeriut dhe përgjegjësitë e tyre qytetare, duke nxitur një ndjenjë detyre përtej detyrimeve ushtarake.

 

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors