Në Ministrinë e Mbrojtjes shënohet 23 Prilli, Dita e Komunitetit Turk

4

Ministri Mehaj, duke i uruar mirëseardhje të pranishmëve dhe duke uruar të gjithë zyrtarët, oficerët dhe nënoficerët e komunitetit turk, në shënimin e ditës së tyre kombëtare, theksoi se ky komunitet e ka vendin e vet të respektuar në institucionet e Republikës së Kosovës dhe se këtë respekt, e ka fituar falë përkushtimit në institucionet e Kosovës dhe punës së ndershme.

Më tej, Ministri Mehaj, bëri të ditur se është i përkushtuar që në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK, të rritet numri i pjesëtarëve të komuniteteve tjera pakicë, duke përfshirë edhe komunitetin turk. “Përmes rritjes së përfshirjes së komunitetit turk në institucionet tona,  bëhet forcimi i raporteve me shtetin e Turqisë, i cili gjithmonë e ka përkrahur ndërtimin dhe zhvillimin e  shtetit tonë”, tha ministri Mehaj gjatë fjalimit të mbajtur për të pranishmit.

Me fjalimet e tyre për rëndësinë e kësaj Dite, si dhe marrëdhënieve kulturore e bashkëpunimit në mes të dy vendeve, popujve, ministrive dhe forcave, u paraqitën edhe Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe Zv. Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi.

Në këtë organizim, me pjesëmarrjen e tyre nderuan edhe: drejtori i NALT-it, Gjeneral Joachim Hoppe, atasheu turk i mbrojtjes, kolonel Çagdas Akif Kahraman, kolonel Atay, Enis Kervan, shefi  grupit parlamentar multietnik, dhe deputetja e grupit parlamentar multietnik në Republikën e Kosovës, Fidan Jilta.

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors