Në Ministri të Mbrojtjes u mbajt ceremoni solemne me rastin e pensionimit të drejtorit të Zyrës për Marrëdhënie me Publikun, Ibrahim Shala

4

Me këtë rast, ai ndau mirënjohje për drejtorin Shala, për realizimin e detyrave me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë, për arritjen e objektivave të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Falë angazhimit të tij të palodhur, drejtori Shala ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin dhe ndërtimin e imazhit pozitiv që sot gëzojnë Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, duke lënë një trashëgimi të pashlyeshme për gjeneratat e ardhshme. Drejtorin Ibrahim Shala e falënderoj për shërbimin e shquar dhe i dëshiroj një pension të qetë dhe të merituar”, theksoi ministri Maqedonci.

Gjithashtu, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtëtant Bashkim Jashari, ndau mirënjohje për drejtorin Ibrahim Shala për shërbimin e tij të përkushtuar dhe kontributin e tij të dhënë për MM-në dhe FSK-në.

Po ashtu, me rastin e pensionimit të drejtorit Ibrahim Shala, në Ministrinë e Mbrojtjes u organizua një ceremoni solemne, ku kolegë dhe familjarë i uruan shëndet dhe pension të qetë.

Me këtë rast, fjalën e morën zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, Komisionerja parlamentare për FSK-në, Remzie Zeqiraj dhe kolegë e familjarë.

Gjatë kësaj ceremonie, drejtori Shala u vlerësua për përkushtimin dhe arritjet e tij të jashtëzakonshme gjatë viteve të shërbimit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors