4
Për shkaqe të gjendjes së krijuar nga COVID-19, trajnimi është realizuar në formë virtuale (online).Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e nivelit të integritetit për zyrtarët publik, kryesisht për zyrtarë me pak ose aspak me përvojë në këtë fushë. Trajnimi ka mbuluar 5 fushatë kryesore të rrezikut, si;Roli i fushave specifike (Financa, Prokurim, Burimet Njerëzore etj.; Praktikat më të mira të njohura ndërkombëtare; Pikat e mundshme të rrezikut ose dështimit; Rastet studimore që demonstrojnë ndikimin e dështimeve të sistemit dhe Si mund të zbusim rreziqet.
Trajnimin e kanë ndjekur 12 zyrtarë nga departamentet e MM-së dhe pjesëtarë të FSK-së, nga Departamenti i Logjistikës, Departamenti i Prokurimit, Departamenti i Financave dhe Burimeve Njerëzore.Nga pjesëmarrësit e këtij trajnimi u vlerësua si shumë i dobishëm dhe i vlefshëm për ngritjen e nivelit të integritetit të zyrtarëve në MM dhe FSK.




