Në KDS u mbajt ceremonia e pranim- dorëzimit të donacionit gjerman në vlerë prej 405 mijë euro

4

Në këtë ceremoni mori pjesë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i shoqëruar nga Inspektori i Përgjithshëm i FSK-së, gjeneralmajor Irfete Spahiu, Komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, si dhe zyrtarë dhe oficerë të MM dhe FSK-së.

Përmes këtyre automjeteve lehtësohet zhvillimi i orëve praktike për ushtarakët të cilët janë në proces të licencimit për kategorinë C.

Me këtë rast, Ministri Mehaj falënderoi zëvendës ambasadorin e Gjermanisë në Republikës e Kosovës, Matthias Conrad, i cili bëri dorëzimin e donacionit, për mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman ofron për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe shtetin tonë.

Nga ana e tij, zv. ambasadori gjerman, z.Conrad, potencoi se bashkëpunimi i shtetit gjerman vazhdon të jetë i ngushtë me vendin tonë, në nivele të shumta ndërshtetërore, sidomos në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors