Ministria e Mbrojtjes shpallë konkursin e brendshëm të rekrutimit për përzgjedhjen e dy kandidatëve të cilët do të studiojnë në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst të Mbretërisë së Bashkuar.

4

  • Të jetë pjesëtarë aktiv i FSK-së;
  • Të ketë  shërbyer në FSK, për jo më pak se 6 muaj;
  • Të jetë vullnetar (të aplikojë vullnetarisht).

Kriteret:

  • Mosha më e vjetër e lejuar në datën kur një kandidat fillon trajnimin në Mbretërinë e Bashkuar në RMAS është 25 vjeç;
  • Të jetë fizikisht i mirë;
  • Të kenë të kryer nivelin e studimeve bachelor;
  • Nivel i avancuar i gjuhës angleze;
  • Verifikimi/Pastërtia e figurës;
  • Të jetë në gjendje të jetojë për kohë të gjatë jashtë Kosovës;
  • Duhet të ketë dakordimin nga njësia/komanda e tij/saj për aplikim.

Testime para-kualifikuese:

  • Kontroll mjekësore;
  • Gjuha angleze;
  • Testi fizik.

Testet e radhës: 

  • Testim fizik dhe vendosmëri;
  •  Shkathtësi në të shkruar dhe të folurit e gjuhës angleze;
  •  Paraqitja në intervistë;
  •  Paraqitja në prezantim individual;
  •  Angazhimi në detyrat komanduese dhe diskutime në grup;

   Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes, kandidatët do të informohen për rezultatet e tyre. Përzgjedhja do të jetë konkurruese dhe do të bazohet në performancën e tyre gjatë procesit të përzgjedhjes. I tërë procesi do të zhvillohet në gjuhën angleze. Për të pasur sukses, kandidatët inkurajohen të përgatiten me përkushtim për këtë proces.

Si të aplikoni;

Për tu bërë pjesë e konkursit, aplikuesit duhet të aplikojnë online në adresën https://rekrutimi.fsk-rks.org// ku edhe gjendet shpallja e konkursit.

Njoftimin për shpallje të konkursit mund ta shikoni  edhe në web faqen e MM-së, https://mod.rks-gov.net.

Konkursi është i hapur  prej datës 04.12.2023 dhe data e fundit e aplikimit është 18.12.2023. Departamenti i Personelit të SHPFSK do të ju njoftojë përmes e-mailit  zyrtar të njësisë ku shërbeni për kohen dhe datën e testimeve.

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja ofron trajtim të barabartë për të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe mirëpret aplikacionet e tyre, pa dallim nga përkatësia etnike apo gjinore.

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors