Ministria e Mbrojtjes dhe FSK shënuan 27 Nëntorin-Ditën e Forcës

4

Ceremonia qendrore u zhvillua në kazermën "Adem Jashari" në Prishtinë, me pjesëmarrjen e liderëve më të lartë shtetërorë, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministrat Shemsi Syla dhe Adnan Redzeplar, si dhe përfaqësues ushtarakë dhe diplomatikë nga vendet partnere.

Në këtë ditë të veçantë, kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes filluan vizitën e tyre duke inspektuar kapacitetet ushtarake të FSK-së, të ekspozuara për publikun. Në fjalët e tyre drejtuar mediave, ata falënderuan komandantin e FSK-së, Gjeneral Jasharin, dhe të gjithë ushtarakët për përkushtimin dhe gatishmërinë e tyre në realizimin e misionit të shenjtë për mbrojtjen e vendit.

Me këtë rast, ministri Maqedonci, ndër tjerash theksoi se sot është një ditë e veçantë për FSK-në dhe se shënimi i 27 Nëntorit si “Dita e Forcës” është bërë tashmë një traditë, që lidhet me aktivitetet e mëhershme dhe trashëgiminë nga lufta çlirimtare, por gjithashtu tregon për zhvillimet e saj si ushtri ndër vite.

Ai gjithashtu theksoi se kjo ditë u shënua me një hap të rëndësishëm për plotësimin e infrastrukturës së mbrojtjes dhe sigurisë – fillimin e industrisë ushtarake, një komponent kyç për qëndrueshmërinë shtetërore në mbrojtje dhe siguri.

Ndërsa kryeministri Kurti në fjalën e tij, ndër tjerash theksoi se FSK po forcohet vazhdimisht dhe me këtë po fuqizohet Republika e Kosovës. Ai shprehu mirënjohjen e thellë dhe falënderimin e përzemërt për Ministrinë e Mbrojtjes, ushtrinë, udhëheqësit dhe secilin që është angazhuar dhe ka kontribuar në këtë proces.

Kjo ceremoni dhe aktivitetet e shumta të shënuara sot tregojnë angazhimin dhe përkushtimin e përbashkët për forcimin dhe mbrojtjen e Republikës së Kosovës. Dita e Forcës na ofron mundësinë të falënderojmë dhe shprehim mirënjohjen më të lartë për qytetarët, të cilët janë mbështetësit më të fuqishëm të FSK-së.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors