Ministri Quni dhe gjeneral Rama pritën në takim lamtumirës atasheun e Mbrojtjes nga Maqedonia Veriore

4

Me këtë rast, ministri Quni dhe gjeneral Rama shprehën falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për angazhimin e madh diplomatik ushtarak të kolonel Kuzmanov për 10 vite me radhë në fuqizimin e bashkëpunimit në mes dy ministrive dhe forcave respektive.

Nga ana e tij,kolonel Kuzmanov, shprehu falënderimin për bashkëpunimin miqësor me lidershipin, homologun e tij dhe të gjithë akterët tjerë në bashkërendimin e duhur për të gjitha çështjet e interesit të përbashkët. Me këtë rast, kolonel Kuzmanov njoftoi se me përmbylljen e misionit diplomatik e përfundon edhe karrierën e tij ushtarake. Në shenjë mirënjohje për angazhimin e tij, ministri Quni i ndau medaljen për shërbim të shquar, kurse gjeneral Rama i ndau medaljen për shërbim vetëmohues.

Në takim mori pjesë edhe drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike, kolonel Hasan Hoxha.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors