Ministri në detyrë Maqedonci priti në takim Gjeneral Major Michael E. Wegscheider dhe Gjeneral brigade Stephen Osborn

4

Gjatë takimit, ministri Maqedonci shprehi mirënjohje për faktin që kanë përzgjedhur Kosovën për vendosjen e komandës së këtij divizioni, si dhe diskutuan për pjesëmarrjen aktive të FSK -së në këtë ushtrim, i cili është ushtrimi më i madh ushtarak në kontinentin e Evropës. Gjithashtu u diskutua rreth hapave të ndërmarr nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës në implementimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, ristrukturimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, në funksion të përmbushjes së objektivave strategjike me qëllim primar forcimin e ushtrisë dhe sigurisë në vend.

Ndërsa Gjeneral Wegscheider theksoi se partneriteti me ShBA do të jetë gjithnjë e më i fuqishëm dhe do të vazhdojë në shumë aspekte në fushën e mbrojtjes.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithmonë shtet mik por dhe partner strategjik i Kosovës dhe aleat i përhershëm i vlerave demokratike.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors