Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe AMIK-ut

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me drejtorin e Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar (AMIK), Emin Hoxhaj, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe AMIK-ut.

Kjo marrëveshje synon të forcojë bashkëpunimin institucional në mbrojtjen e informacionit të klasifikuar dhe të avancojë kapacitetet në fushën e sigurisë kombëtare.

Përmes saj krijohet një kornizë e qëndrueshme bashkëpunimi për koordinim institucional, shkëmbim të praktikave profesionale, organizim të trajnimeve të përbashkëta, mbështetje teknike dhe profesionale, si dhe bashkërendim në trajtimin e çështjeve që lidhen me sigurinë e informacionit të klasifikuar.

Mbrojtja e informacionit të klasifikuar është një element thelbësor i sigurisë kombëtare. Përmes këtij partneriteti ndërinstitucional, forcojmë mekanizmat që garantojnë mbrojtjen e interesave shtetërore dhe rrisim gatishmërinë e institucioneve tona për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors