Ministri Mehaj vizitoi Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim

4

Në fillim ai, u prit nga komandanti i Gardës Kombëtare të FSK-së, gjeneral brigade Xhevahir Geci, për tu takuar më pas me Drejtorin e QNTKSH-së, John Doone, i cili e njoftoi me historikun, misionin, strukturën organizative, fushëveprimin, të arriturat e deritashme, personelin, pajisjet, infrastrukturën, ambientet trajnuese, aktivitetet aktuale, sfidat dhe projektet për të ardhmen.Nga ana e tij, ministri Mehaj, pas njoftimit nga afër me informacionet e përgjithshme dhe inspektimit të stacioneve trajnuese, vlerësoi lart punën e QNTKSH-së duke përgëzuar për lidershipin dhe sukseset të gjithë stafin e qendrës, e veçanërisht ish-ushtarakun me përvojë të gjatë të forcave britanike, drejtorin John Doone, duke i siguruar për mbështetje të plotë nga autoriteti i tij.Ai theksoi se kjo Qendër është aset i rëndësishëm, jo vetëm i FSK-së dhe institucioneve tjera vendore por një mundësi shumë e mirë për forcimin e bashkëpunimit bilateral dhe multilateral me ofrimin e aftësive dhe kapaciteteve tona profesionale për trajnime specialistike për operacione të kërkim-shpëtimit të pjesëtarëve nga forcat dhe institucionet tjera të sigurisë së vendeve të rajonit dhe më gjerë.Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH) në Pomazatin vepron pranë SHP të FSK-së, e cila ka filluar punën në vitin 2016, dhe trajnon jo vetëm personelin e FSK-së, por edhe personelin e institucioneve tjera të sigurisë, si dhe OJQ të vendit tonë. Gjithashtu, në këtë qendër, deri më tash, nga fusha e kërkim-shpëtimit janë trajnuar edhe pjesëtarë nga Shqipëria, Bullgaria dhe Maqedonia Veriore.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors