4
Në margjinat e ASDA, Ministri Mehaj takoi gjithashtu Ambasadorin e Kanadasë, Alan Bowman, Ambasadorin e Danimarkës, Ole Henrik Frijs Madsen, Ambasadorin e Norvegjisë, Haakon Blankenborg, si dhe Ambasadorin e Japonisë, Iso Masato, me të cilët diskutuan për bashkëpunimin e mëtejmë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
“Duke investuar në pajisje dhe në partneritetin me aleatët tanë strategjik, do të përmbushim objektivin tonë si shtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, theksoi Ministri Mehaj me këtë rast.



