Ministri Mehaj vizitoi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes

4

 Me këtë rast, ministrin Mehaj e priti komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Irfete Spahiu me bashkëpunëtorë, të cilët e njoftuan me të arriturat e deritashme, zhvillimet në procesin e tranzicionit, sfidat si dhe objektivat e KDS-së për të ardhmen.

Nga ana e tij, ministri Mehaj shprehu vlerësimin e lartë për rezultatet e deritashme dhe profesionalizimit të demonstruar të KDS-së si dhe njoftoi me objektivat e tij për zhvillimin e FSK-së në përgjithësi. Ai gjithashtu, theksoi interesimin e tij të madh për avancimin e KDS-së në funksion të arsimimit dhe stërvitjes së personelit të FSK-së me doktrinat e standardet më bashkëkohore të ushtrive të vendeve të NATO-s për realizimin e suksesshëm të detyrave ligjore si dhe ndërveprueshmërinë maksimale në operacione të përbashkëta.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors