4
Në këtë takim diskutuan rreth formave të bashkëpunimit, ashtu që ushtarakët tanë të vazhdojnë edukimin në disa prej drejtimeve që ofron kjo Qendër, duke përfshirë udhëheqjen, gjeopolitikat, sigurinë kibernetike si dhe studimet ligjore.
Ministri Mehaj theksoi me këtë rast se edukimi i vazhdueshëm i ushtarakëve përbën element të rëndësishëm të zhvillimit të ushtrisë sonë.

