Ministri Mehaj së bashku me ushtarakët e FSK-së në Teatrin Kombëtar ndoqën shfaqjen “Pa mua” të Beckett-it

4

Shfaqja “Pa mua” e realizuar në format dhe stil të veçantë në dimensionin teatror, u mirëpritë dhe u vlerësua shumë lartë nga ushtarakët e pranishëm. Në fund të shfaqjes, ministri Mehaj falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen e thellë regjisores Shkurte Aliu, stafit artistik dhe atij menaxherial të Teatrit për mbështetjen e këtij organizimi si dhe vlerësoi lartë nivelin e realizimit artistik regjisorial dhe interpretues të shfaqjes.Ndër të tjera, ministri Mehaj dhe regjisorja Shkurte Aliu, njëherit anëtare e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës, u pajtuan që organizime të ngjashme teatrore dhe aktivitete tjera nga sfera kulturore dhe artistike janë shumë të rëndësishme për ushtarakët dhe mund të realizohen në vazhdimësi edhe në të ardhmen në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors