4
Me këtë rast, ministri Mehaj shprehu mirënjohjen për kontributin e Hungarisë si vend anëtarë i NATO-s me trupat ushtarake në kuadër të misonit të KFOR-it në Kosovë e në një të ardhme të afërt edhe me komandantin e radhës së KFOR-it nga Hungaria duke siguruar për bashkëpunim të ngushtë me të nga pozitat respektive. Ai gjithashtu, shprehu interesimin për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në fushat e interesit të përbashkët në funksion të sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.Nga ana e tij, ministri Benko, e uroi detyrën e ministrit të mbrojtjes duke vlerësuar bashkëpunimin e deritashëm si shumë të mirë dhe shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.