Ministri Mehaj priti në takim Zëvendës Komandantin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM), Gjenerallejtënant Michael L. Howard

4

Me këtë rast, Ministri Mehaj shprehu kënaqësinë për vizitën e Gjeneral Howard duke e njoftuar me të arriturat e deritashme, proceset zhvillimore dhe objektivat për të ardhmen , gjithnjë me mbështetjen e pazëvendësueshme, bashkëpunimin dhe sinkronizimin e ngushtë me autoritetet politike dhe ushtarake amerikane.

Nga ana e tij, Gjeneral Howard, shprehu vlerësimin e lartë për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe siguroi për mbështetjen në proceset zhvillimore edhe në të ardhmen.

Ndër të tjera, të dy diskutuan edhe për zhvillimet në kontekstin e ri gjeopolitik global, si dhe reflektimin e tyre në mjedisin e sigurisë rajonale. “Republika e Kosovës qëndron fuqishëm përkrahë SHBA-së dhe aleatëve të saj në rrugën e integrimeve euroatlantike si dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal, kontinental dhe global” theksoi në fund Ministri Mehaj.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors