Ministri Mehaj priti në takim ekipin e Institutit për Qeverisje të Sigurisë nga SHBA

4

Më konkretisht, në këtë takim u diskutua për mënyrat se si mund të rritet efikasiteti në punë, ngritja e nivelit të  e koordinimit ndërmjet akterëve institucionalë dhe eliminimi i pengesave në risistemimin e personave të duhur në pozitat e duhura të punës.

Përveç kësaj, temë diskutimi ishte Strategjia e Mbrojtjes dhe koncepti për Komponentën Rezervë, si dy dokumente tejet të rëndësishme në aspektin strategjik, ngase Forca e Sigurisë së Kosovës do të rritet në vazhdimësi për të siguruar mbrojtje, jo vetëm për qytetarët tanë, por gjithashtu për të ofruar mbështetjen tonë aktive në çdo mision të NATO-s, përkrah aleatëve tanë strategjik me të cilën ndajmë të njejtat vlera e të njejtin mision.

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors