4
Nismën e Finlandës për t’u bërë pjesë e NATO-s, angazhimin e këtij shteti në misionet tjera paqeruajtëse, si dhe rritjen e numrit të trupave në misionin e KFOR-it, si mbështetje e vazhdueshme për Kosovën, e bëjnë Finlandën një partner të rëndësishëm për Republikën e Kosovës dhe për Ministrinë e Mbrojtjes në veçanti.
Ministri Mehaj dhe Ambasadori Nissinen u dakorduan se shkëmbimi i përvojave ndërmjet ushtrive ndikon në avancimin e përgjithshëm ushtarak, që është në frymë të misionit tonë të përbashkët, si dhe sigurimit të stabilitetit në vend, rajon dhe më gjerë.