Ministri Mehaj priti ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić

4

Me këtë rast, ambasadorja Barišić, uroi ministrin Mehaj për detyrën e re dhe premtoi se Kroacia si një vend mik i Kosovës, sikur edhe deri më tash, do të vazhdojë të ndihmojë dhe mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në në të gjitha fushat dhe komponentët e tyre në mënyrë që të përmbushë me sukses të plotë synimet e tyre.Nga ana e tij, ministri Mehaj shprehu mirënjohjen e thellë për Republikën e Kroacisë, për përkrahjen e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Ai, gjithashtu, e vlerësoi me rëndësi të madhe mbështetjen për zhvillimin e kuadrove profesionale me shkollimet dhe trajnimet në qendrat specialistike dhe akademinë ushtarake të ofruar në vazhdimësi si dhe përvojën e forcave kroate në fushën e operacioneve paqeruajtëse, industrinë e mbrojtjes dhe fushave tjera specifike.

Në fund, të dy u pajtuan që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi bilateral në funksion të integrimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare të mbrojtjes për ofrimin e kontributit për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë.Ambasadorja Barišić gjatë vizitës u shoqërua nga ana e atasheut ushtarak i akredituar për Kosovë, kolonel Marijana Pleša Čadonić e cila realizoi edhe takimin lamtumirës me rastin e përfundimit të detyrës së saj. Për kontributin e saj në thellimin e bashkëpunimit bilateral në mes të ministrive të dy vendeve, ministri Mehaj e dekoroi me medaljen për shërbim të shquar.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors