Ministri Mehaj përgëzoi Shoqatën e Kosovës për Kërkim-Shpëtim për ndihmën e dhënë me rastin e tërmetit në Turqi

4

Në këtë takim, pjesëtarët e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim shpalosën përvojat, përjetimet dhe sukseset e treguara gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti. Ata gjithashtu treguan për bashkëpunimin e ngushtë që kanë pasur me pjesëtarët e kontingjentit të FSK-së që ishte në Turqi, si dhe pritjen miqësore nga ana e vendasve.

Ministri Mehaj theksoi se për të ngritur më tej profesionalizimin e Shoqatës për Kërkim-Shpëtim, krahas trajnimeve të tjera që ata kanë, atyre do tu ofrohet edhe mundësia e trajnimeve profesionale në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim në Pomozatin.

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors