4
Me këtë rast, ai u pritë nga komandantja e KDS-së, Gjeneral brigade Irfete Spahiu e cila shoqëroi Ministrin Mehaj në inspektimin e aktiviteteve stërvitore që po zhvillohen aktualisht në qendrat e KDS-së.
Fokusi i vizitës ishte njohja me procesin trajnues të planifikuar, respektivisht Kursin për snajper dhe Kursin e avancuar për lider.
Ministri Mehaj, përgëzoi Gjeneral Spahiun si dhe insktruktorët e kursantët për performancën, rezultatet, si dhe cilësinë e organizimit dhe realizimit të kurseve përkatëse.
Kursi i avancuar për lider është i orientuar në pesë module: ligjshmëri, udhëheqje dhe menaxhim, planifikim i operacioneve, operacionet ushtarake dhe taktika, ndërsa në Kursi për Snajper, ushtarakët tanë po aftësohen për qitje precize, për ndikimin e faktorëve gjatë qitjes si era, këndi, distanca, graviteti, sistemet MOA dhe MRAD.











