4
Me këtë rast, Ministri Mehaj është përgjigjur në pyetjet e gazetares Nektaria Stamouli, për çështjet si dialogu Kosovë-Serbi, ndikimi i luftës në Ukrainë dhe agresionit rus në stabilitetin e përgjithshëm të Ballkanit, bashkëpunimi rajonal, roli i Greqisë në 20 vitet e fundit në politikën evropiane, si dhe aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ministri Mehaj theksoi se ndjehet i privilegjuar të jetë pjesë e këtij paneli dhe të flasë për tema të tilla të rëndësishme për situatën gjeopolitike dhe vlerat demokratike të cilat si shtet i mbrojmë.

