4
Pjesëtarët nga komuniteti ashkali zënë vend të rëndësishëm në Forcën e Sigurisë së Kosovës, të cilët shërbimin dhe detyrat ushtarake i kryejnë me nder, profesionalizëm dhe përkushtim të lartë ndaj vendit.
Vlen të theksohet që numri më i madh i kandidatëve për rekrutim në FSK, në konkursin e fundit, është po nga ky komunitet.
Me këtë rast, në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, Ministri Mehaj, të gjithë ushtarakëve tê komunitetit ashkali në FSK, dhe komunitetit ashkali në Republikën e Kosovës, ju uroi ditën e tyre të flamurit.