4
Stërvitja përkatëse, si pjesë e programit akademik dhe profesional, është realizuar nga data 7 qershor dhe përfundon më 18 qershor.Me këtë rast, ministri Mehaj u shprehë i kënaqur me përgatitjen e përgjithshme të kadetëve dhe me sukseset e QSU-së në përgjithësi. Ai theksoi se kjo stërvitje është një sfidë për të gjithë, dhe se performancën e demonstruar e vlerësoi lart duke i përgëzuar të gjithë për përmbyllje shumë të suksesshme të këtij viti akademik. Gjithashtu ministri Mehaj potencoi se ndër synimet e tij është avancimi edhe më i madh i kapaciteteve të shkollimit ushtarak në të gjitha nivelet sipas standardeve më të avancuara të vendeve të NATO-s duke i inkurajuar të gjithë për angazhim dhe përkushtim sa më të lartë në studime në mënyrë që karriera ushtarake të realizohet me vetëbesim dhe kompetencë të lartë profesionale.





