4
Me këtë rast, Ministri Mehaj, në fjalimin e tij, theksoi masat e Republikës së Kosovës ndaj agresionit rus në Ukrainë si dhe veprimet që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës në funksion të mbështetjes së qeverisë dhe popullit ukrainas në kauzën e tyre.
Më pas, në margjinat e konferencës, Ministri Mehaj së bashku me Gjeneral Jasharin takuan Sekretarin Austin si dhe Komandantin e Komandës Amerikane për Evropë, i cili njëkohësisht është edhe Komandanti Suprem i NATO-s për Evropë, Gjeneralin me 4 yje Tod D. Wolters.
Gjithashtu, ata takuan edhe ministra e shefa të shumtë të mbrojtjes, si të Kanadasë, Holandës, Shqipërisë, Kroacisë, Polonisë, Letonisë, Malit të Zi etj.
Ky është përfaqësimi më i lartë deri më tani i Ministrit të Mbrojtjes dhe Komandantit të FSK-së, së bashku, në nivelin ndërkombëtar të mbrojtjes.
Ftesa e SHBA-së për përfaqësuesit e Republikës së Kosovës, në këtë Grup, rikonfirmon besimin e fuqishëm dhe partneritetin e ngushtë me institucionet tona të mbrojtjes dhe sigurisë.

