4
Ministri Mehaj tha se KDS është qendër graviteti për zhvillimin profesional ushtarak të FSK-së, ku trajnimet, ushtrimet, shkollimet, specializimet ushtarake, simpoziumet, seminaret dhe kurset janë baza e misionit të KDS-së.
Gjithashtu në takim u theksua se ngritja e kapaciteteve për ushtrime kolektive, virtuale, me simulime dhe ushtrime të vendkomandës janë prioritet i KDS-së për ndërveprim, sipas standardeve të NATO-s.
KDS-ja po rritë kapacitetet e saja me edukim profesional të nivelit të mesëm deri në gradën ushtarake të kapitenit, profilizimet ushtarake me fokus në këmbësori dhe mbështetje luftarake.



