Ministri Mehaj dekoroi Shefin e Stafit të NALT-it, Aemal Bahadur me medaljen për Shërbim të Shquar

4

Me këtë rast, z. Bahadur, Ministri Mehaj i ndau Medaljen “Shërbim i shquar” me motivacion për përkushtimin dhe devotshmërinë e tij për të mbështetur Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në në përpjekjet për ngritjen e kapaciteteve.

Ministri Mehaj, gjithashtu shprehu vlerësimin më të thellë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të pashembullt gjatë periudhës gjashtëvjeçare të shërbimit në Kosovë.

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, janë përgjithmonë mirënjohës për profesionalizmin, angazhimin dhe përkushtimin e z. Bahadur në mbështetjen e zhvillimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors