4
Gjatë këtij takimi u dakorduan hapa konkretë për thellimin dhe avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, duke e ngritur atë në një nivel më të strukturuar dhe më të fuqishëm.
Vëmendje e veçantë iu kushtua industrisë së mbrojtjes, zhvillimit të kapaciteteve prodhuese në përputhje me standardet e NATO-s për municione dhe sisteme të armatimit, si dhe investimeve strategjike që forcojnë vetëqëndrueshmërinë, rrisin ndërveprueshmërinë dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në ruajtjen e paqes, stabilitetit rajonal dhe sigurisë më gjerë.





