Ministri Maqedonci dhe komandanti Jashari vizituan ekipet mjekësore Role 1

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin dhe drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Thomas Schulte-Borghoff, vizituan dy ekipet mjekësore të FSK-së, të cilat janë në proces të validimit të kapaciteteve mjekësore Role 1.

Gjatë vizitës, ata u njoftuan nga afër me përgatitjet dhe kapacitetet operacionale të ekipeve, të cilat po i nënshtrohen procesit të validimit nga Qendra e Ekselencës së NATO-s për Mjekësinë Ushtarake.

Ky proces përbën një hap të rëndësishëm për të avancuar kapacitetet mjekësore të FSK-së, përmbushjen e standardeve të NATO-s dhe forcimin e ndërveprueshmërisë me ushtritë e vendeve aleate.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors