4
Në takim u diskutua rreth mundësive të shumta të bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes, duke përfshirë edhe mundësinë e investimeve të përbashkëta në fushën e prodhimit.
Gjithashtu, ministri Maqedonci u njoftua me prodhimet ushtarake të Katarit, me ç’rast pati rastin të takojë drejtues të kompanive të ndryshme.
Gjatë vizitës në Katar, ministri do të realizojë takime dhe vizita të rëndësishme, duke veçuar takimin e ditës së nesërme me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes së Katarit, Khalid bin Mohammad Al Attiyah.









