4
Me këtë rast, palët diskutuan për situatën aktuale gjeopolitike, zhvillimin e FSK-së, bashkëpunimin bilateral me Italinë në fushën e mbrojtjes dhe synimin tonë si shtet për anëtarësim në NATO dhe BE.
Ministri Maqedonci e falënderoi admiralin italian për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Italia ka ofruar përmes trupave të KFOR-it dhe EULEX-it.
Nga ana e tij, Admirali shprehu vlerësim të lartë për mënyrën se si është menaxhuar sulmi terrorist në veri të vendit, e po ashtu shfaqi vullnet e gatishmëri të plotë për të përkrahur Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në Programin e Partneritetit për Paqe.
Të dy u dakorduan që ruajtja e stabilitetit në Ballkan e më gjerë përbën prioritet, ndërsa koordinimi me partnerët tanë strategjikë është lidhja që e garanton këtë.







