Ministri Maqedonci u prit në takim me ceremoni të lartë shtetërore nga ministri i Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guido Crosetto

4

Me këtë rast, ministri Maqedonci ka falënderuar ministrin Crosetto për mbështetjen dhe kontributin që Italia ka dhënë në Kosovën, përmes trupave ushtarake dhe të sigurisë, si pjesë e KFOR-it dhe EULEX-it.

Ministri Maqedonci në këtë takim me homologun e tij italian ka theksuar se synimi i Kosovës është i qartë.

“Angazhimi ynë për t'u anëtarësuar në organizatat Euro-Atlantike reflekton vlerat demokratike, pro-perëndimore që përqafojmë si shtet. Jemi të vendosur që përkrah aleatëve tanë strategjik, Kosova të jetë garantuese e sigurisë përveçse konsumuese e saj”, ka theksuar ai.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors