Në kuadër të takimit të CEDC–Western Balkans (Bashkëpunimi i Mbrojtjes i Evropës Qendrore – Ballkanit Perëndimor), ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, takoi zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes të Republikës Çeke, Jaromír Zůna.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, me theks të veçantë në industrinë e mbrojtjes, transferimin e teknologjisë, si dhe në fushën e trajnimit dhe edukimit ushtarak.
Ministri Maqedonci e falënderoi homologun e tij çek për kontributin e Republikës Çeke në sigurinë e Kosovës përmes pjesëmarrjes së saj në KFOR, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e integrimeve euroatlantike.