Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci sot u takua me ambasadorin Dr. Detlef Wächter, përfaqësuesin e përhershëm të Republikës Federale të Gjermanisë në NATO, me të cilin diskutoi për thellimin e partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, me theks të veçantë në avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
Gjatë takimit, vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive për trajnim, edukim dhe zhvillim profesional të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes pjesëmarrjes në shkollat dhe kurset e NATO-s.
Gjithashtu, u diskutua synimi strategjik i Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO, si dhe rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve në këtë process.