4
Gjatë takimit, ministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe rolin e rëndësishëm që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë gjatë procesit shtetformues të Republikës së Kosovës, si dhe në forcimin e institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes. Po ashtu, diskutuan për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes, duke vlerësuar partneritetin e deritanishëm në kuadër të misioneve të përbashkëta në Ishujt Falkland dhe Belize, si dhe kontributin në operacionin Interflex.
Në frymën e partneritetit ndërmjet dy vendeve mike dhe aleate, u ritheksua përkushtimi i ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë trajnimet, zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe rritjen e ndërveprueshmërisë ushtarake, në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal e ndërkombëtar.






