4
Gjatë takimit përveq që u diskutua mbi situatën gjeopolitike aktuale, avancimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe mbështetja nga Republika e Turqisë, veçanërisht u diskutua dhe roli strategjik që do të ketë Kosova në rajon pas funksionalizimit të fabrikës së municionit.
Projekt i cili do të rrisë ndjeshëm aftësitë e FSK-së, do të mundësoj vet-qëndrueshmëri logjistike dhe do të kontribuojë në stabilitetin e përgjithshëm të rajonit. Kosova, duke forcuar strukturat e saj mbrojtëse, do të jetë në një pozicion më të mirë për të kontribuar në sigurinë rajonale dhe për të ndihmuar në promovimin e paqes dhe stabilitetit.
Ministri Maqedonci, gjatë bashkëbisedimit me ministrin Guler theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, duke sjellë në vëmendje se marrëdhëniet e të dy shteteve janë thelbësore për stabilitetin dhe sigurinë në rajon, ndërsa u dakorduan për vazhdimësinë e bashkëpunimit si element kyç, strategjik për sigurinë e rajonit.


