4
Në këtë takim, Ministri shprehu krenarinë e tij për përkushtimin dhe angazhimin e ushtarakëve të Kosovës në përvetësimin e njohurive dhe aftësive, të cilat do të vihen në shërbim të zhvillimit të ushtrisë së Kosovës.
Komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj, e informoi ministrin për programet e studimeve dhe vlerësoi nivelin e lartë të disiplinës dhe performancës së kadetëve dhe oficerëve të FSK-së.
Ministri Maqedonci vizitoi gjithashtu kursantët e FSK-së që po ndjekin Kursin Komando në Regjimentin e Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura të Shqipërisë (FARSH). Nga Komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Ilir Xhebexhia, ministri u informua mbi zhvillimin e kursit dhe mbi performancën e lartë, motivimin dhe profesionalizmin që ushtarakët e Kosovës po tregojnë gjatë këtij trajnimi.
“Jam krenar për përkushtimin e secilit ushtarak të FSK-së që punon me përkushtim për një të ardhme më të sigurt për ushtrinë dhe Republikën tonë,” deklaroi ministri Maqedonci.











